
Viktor Gyokeres aktualisht është shëndërruar në një ndër më të mirët e kontinentit të vjetër.
Sulmuesi po lë gjurmë tek Sporting Lisbona, një kërcënim për çdo mbrojtje kundërshtare.
Pretendentët cilësorë nuk kanë vonuar për suedezin, për të cilin do të zhvillojnë një sfidë shumë të ashpër.
Një ndër to është edhe Chelsea, ekip që mesa duket është në avantazh për të firmosur me shtatlartin.
18 ndeshje dhe 23 gola në sezonin aktual flasin për një element i cili duhet të merret në konsideratë dhe objektivi i trainerit Enzo Maresca për pjesën e dytë të sezonit është pikërisht përforcimi i repartit të avancuar.
Fiziku impresionues, shtatlartësia dhe efikasiteti në metrat e fundit e kanë ndihmuar Viktor Gyokeresin gjatë performancave me portugezët, një ndër ekipet më të rëndësishëm të kampionatit vendas.
Ndërkohë, drejtuesit e kryeqytetasve do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i ishi-t të Coventry-t nga ‘’ Jose Alvalade ‘’, edhe pse ky ekip do të humbasë shumë për sa i përket sulmit.
Me vetëm 26 vite mbi supe konsiderohet një moment perfekt për tu bërë pjesë e një ekipi me emër dhe duke iu referuar ecurisë së ngjarjeve, parashikohet se lojtari në fjalë do të ndjekë këtë rrugë.



