Newcastle, mendon për Mauricio Pochettinon

Newcastle, mendon për Mauricio Pochettinon

Pas largimit nga Chelsea në sezonin e shkuar, ndoshta Mauricio Pochettino do të vijojë të drejtojë në Premier League.

Klubi më i pasur i botës Newcastle United është interesuar për argjentinasin, të cilin mund ta ketë pjesë nëse Eddie Howe do të vendosë për të filluar një eksperiencë të re tek Anglia.

Numri një i stolit të bardhezinjve shikohet si zëvëndësuesi ideal i Gareth Southgate, i cili nuk mundi ta fitojë Europianin me ‘’ Tre Luanët ‘’.

Sigurisht, ‘’ Las Urracas ‘’ janë shumë ambiciozë, drejtuesit e të cilëve aspirojnë shëndërrimin në një ekip elite në të ardhmen dhe fitues të trofeve të rëndësishëm në çdo kompeticion.

 

Drupal Ad

 

 

 

Për sa i përket 52 vjeçarit, duhet thënë se e njeh shumë mirë kampionatin anglez për arsye të eksperiencave me ekipe si Southampton, Tottenham Hotspur dhe tanimë ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të cilët kanë hasur vështirësi, sidomos në dy sezonet e fundit.

Gjithsesi, traineri i lindur në Murphy garanton për të ardhmen, i cili në të kaluarën i dërgoi ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ deri në finalen e Champions Leagues, të cilët lanë shenjë edhe në Premier League.

Stili atraktiv i lojës dhe zhvillimi i talentëve janë dy cilësi që spikasin tek ky trainer, me të cilin ndoshta Newcastle do të konsolidohej edhe më shumë në vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy