Neymar, afër rikthimit tek Santos

Neymar, afër rikthimit tek Santos

Duket se eksperienca e Neymar Juniorit në Arabinë Saudite do të përfundojë së shpejti.

Sulmuesi vijon të jetë shumë i lidhur me Brazilin dhe flitet për një rikthim tek Santosi, aty ku e mori famën në futboll.

Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i brazilianëve Marcelo Teixeira, i cili e mirëpret asin e kombëtares ‘’ Seleçao ‘’, ndërkohë që ky i fundit po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju.

Këtë ide e përforcon një deklaratë e 32 vjeçarit në të kaluarën kur ishte pjesë e Paris St Germain, i cili u shpreh se në të ardhmen dëshiron të ribashkohet me bardhezinjtë.

Besohet se nuk është vetëm një vendim emotiv por edhe komercial dhe sidomos sportiv, duke qenë se prezenca e Neymar Juniorit do ti jepte shumë avantazhe ecurisë së skuadrës së zemrës.

Kapaciteti i ishi-t të Barcelonës është i padiskutueshëm, një referent edhe tek ‘’ La Canarinha ‘’, sulmues i cili fitoi çdo trofe me spanjollët në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy