
Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën ndaj Dinamos, duke bërë një tjetër hap fals për arritjen e objektivave. Pas ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Elvis Plori, u shpreh se skuadra i kishte rastet të të fituar ndeshjen, por sipas tij nuk ishin të qetë para portës.
Ai e pranoi se Vllaznia rrezikoi edhe ta humbiste ndeshjen në pjesën e dytë, pasi ishin nervozë.
Normalisht që nuk jemi të kënaqur me barazimin. Jam i mërzitur sepse nuk po shënojmë dhe nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë nuk e fitojmë dot ndeshjen. I kishim rastet për të shënuare dhe për të fituar, por nuk jemi të qetë para portës. Nervozizmi në pjesën e dytë, mund të na ndikonte edhe për keq.



