Bekaj: Do qëndroj te Tirana, kemi lojtarë që mund të zëvendësojnë Seferin

Bekaj: Do qëndroj te Tirana, kemi lojtarë që mund të zëvendësojnë Seferin

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj ka folur para mediave, në prag të sfidës hapëse të kampionatit ndaj Kukësit. Gardiani bardheblu, ka zbuluar se do të jetë pjesë e kampionëve edhe për këtë sezon, ndërsa tha se do të respektojë kontratën.

Bekaj u shpreh se në Shqipëri nuk ka kundërshtarë të lehtë, ndërsa i pyetur për një largim të mundshëm të Seferit, deklaroi se ka edhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë sulmuesin.

Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit.

Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion. Shpresoj që me këtë grup që kemi, me këto lojtarë që janë afruar së fundmi, të kemi edhe më shumë përmirësim.

Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin, edhe pse 70% i ekipit ka mbetur. 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës. Rivali ynë për titull? Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë.

Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet. Gjithsesi kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy