Reja: Të bëjmë të njëjtën ndeshje si ndaj Spanjës, me Gjeorgjinë do ketë ndryshime

Reja: Të bëjmë të njëjtën ndeshje si ndaj Spanjës, me Gjeorgjinë do ketë ndryshime

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës miqësore që kuqezinjtë do të luajnë ditën e nesërme ndaj Gjeorgjisë.

Tekniku i Kombëtares u rikthye të flasë për ndeshjen ndaj Spanjës, ku tha se ndjen keqardhje vetëm për golin e pësuar në minutat e fundit.

Kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj Spanjës. Paraqitja ka qenë pozitive, ka pasur shumë entuziazëm nga ana jonë. Spanja është një ekip që është favorite për të fituar Botërorin dhe e kemi parasysh që me çfarë rivali jemi përballur.

Loja më ka pëlqyer, e vetmja gjë që më vjen keq është se pësuam atë golin në minutën e 90-të. Një barazim do të ishte një rezultat që do të na bënte shumë mirë në aspektin moral.

Në lidhje me Gjeorgjinë, Reja tha se është një kundërshtar i vështirë, por shtoi se kërkon nga skuadra e tij që të bëjë të njëjtën ndeshje si ndaj Spanjës.

Unë do doja të bënim të njëjtën paraqitje edhe ndaj Gjeorgjisë. Do të ketë shumë ndryshime në formacion. Do ta shikojmë lojtarët dhe gjendjen e tyre. Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë, kanë mposhtur Bosnjën. Unë e kisha thënë që doja dy sfida të vështira në miqësore. Ky ishte synimi të kishim kundërshtarë të tillë dhe kështu ndodhi. Unë dua të aktivizoj 20 lojtarë, për të treguar formën tonë dhe për të krijuar një ekip për të ardhmen.

Më kujtohet ndeshja me Andorrën, ku barazuam 2-2, që e nënvlerësuam. Kur bëjmë analizën me ekipin, përmend atë ndeshje. Shikoj një motivim të madh te ndeshja. Jam i kënaqur me atë që kam parë dhe mendoj se do të shikoni një ndeshje shumë të mirë ndaj Gjeorgjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy