
Trajneri i Vorës, Artan Mërgjyshi, i ftuar në emision “Skaner” në MCN TV, foli për Partizanin, para ndeshjes në Europë. Sipas tij, të kuqtë i kanë mundësitë për ta kaluar Bate Borisov. Mërgjyshi deklaroi se trajneri i ri, Zoran Zekic, është një plus për Partizanin në këtë moment, kur nuk kanë ndryshuar skuadrën. “Problemi më i madh për skuadrat tona tani janë ndeshjet miqësore. Partizani gjeti një kundërshtar si Struga. Shkuan në një test loje, duke parë edhe nivelin e Bate Borisov. Këta të fundit janë në kampionat. Partizani mund të kalojë. Partizani dhe Egnatia janë dy skuadrat që nuk kanë shumë ndryshime nga lojtarët që kishin gjatë sezonit. Grezda do jetë një forcë e shtuar për Partizanin, nëse kap formën. Mbetet për të parë qendra e mbrojtjes. Partizani diçka plus ka trajnerin. Nga miqësorja, është dukur edhe dora e trajnerit. Do edhe ai kohën e vetë. Ku ta gjesh një trajner që e ka situatën në kontroll. Ka bërë ndryshimin e skemës. Nuk janë akoma të gjithë lojtarët, për tu shprehur maksimalisht.”, u shpreh Mërgjyshi.



