Sfida me Partizanin, Osmani: Barazimi, rezultat i pranueshëm. Luhet edhe për prestigj

Sfida me Partizanin, Osmani: Barazimi, rezultat i pranueshëm. Luhet edhe për prestigj

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, në prononcimin para ndeshjes me Partizanin, deklaroi se edhe një barazim do të ishte i pranueshëm, ndonëse tha se skuadra është përgatitur për fitore.

Osmani u shpreh se një ndeshje e tillë mes dy klubeve të mëdha, përveç rezultatit, luhet edhe për prestigj.

Ndeshja është me rëndësi, një lojë derbi, ku përveç rezultatit pozitiv, është edhe ana e prestigjit. Ndaj gjatë ditëve, lojtarët janë të motivuar dhe janë të vetëdijshëm se rezultati pozitiv na mban e ndoshta na jep një përparësi deri në fund të kampionatit.

Në këtë situatë që jemi, nuk është e arsyeshme të orientohesh për një pikë. Por sigurisht edhe pozitat tona, të Vllaznisë e Partizanit, sigurisht e bëjnë të pranueshme edhe një pikë. Por e thashë që është një lojë ku mendimi im është se nuk duhet të orientohemi shumë në mbrojtje, do të varet prej ecurisë në ndeshje.

Kemi pasur edhe disa mbledhje në këtë drejtim. Sigurisht, është evidente që ne ndoshta problemin më të madh e kishim në këto ndeshje për disa lojtarë jashtë forme. Por mendoj se është e kalueshëm dhe duhet sigurisht që të ndjekim rezultat pozitiv, të marrim më të mirën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy