Xhixho: Do bënin gabimin më të madh nëse te Partizani mendojnë se janë kualifikuar

Xhixho: Do bënin gabimin më të madh nëse te Partizani mendojnë se janë kualifikuar

Gazetari Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se te Partizani do të bënin gabimin më të madh, nëse do të mendonin se janë të kualifikuar ndaj Saburtalo, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë.

Sipas Xhixhos, Saburtalo në minutat e fundit tregoi se është një skuadër e rrezikshme dhe në raste të caktuara fati ishte me skuadrën shqiptare.

Te Partizani do bënin gabimin më të madh nëse mendojnë që janë kualifikuar apo janë afër kualifikimit. Është vetëm një ndeshje dhe goli në fushën kundërshtare nuk është asgjë tani. Saburtalo e tregoi edhe në minutat e fundit, që është një skuadër e rrezikshme. Ka disa lojtarë cilësorë. Është një nga ekipet që mbahet për akademinë më të mirë në Gjeorgji. Në momente të caktuar, kishin raste të pastra, fati ishte me Partizanin në raste të caktuara.

Partizani ka marrë maksimumin. Do ishte më mirë nëse Cvetanoski do shënonte edhe të dytin. Të fitosh jashtë në Europë, është një lajm i mirë edhe për skuadrat shqiptare.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy