Kosova humb në Spanjë/ Halimi zbut humbjen me një supergol (VIDEO)

Kosova humb në Spanjë/ Halimi zbut humbjen me një supergol (VIDEO)

Kosova e ka zhvilluar sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa për kundërshtar e kishte Spanjën (3-1) në Estadio de La Cartuja të Sevillas.

Ndeshja kualifikuese për botërorin “Katari 2022” ndërmjet Spanjës dhe Kosovës është mbyllur me rezultatin 3:1.

Kosova ka ngushtuar avantazhin e spanjollëve në 2:1 në minutën e 70-të të takimit.

Mesfushori, Besar Halimi ka realizuar nga distanca pas një dalje të gabuar të portierit vendas.

Kurse në minutën 88’ Lirim Kastrati humb një rast shumë të mire kur topi shkon mbi portë.

Për Spanjën shënuan Daniel Olmo (34’), Ferran Torres (36’) dhe Gerard Moreno (75’).

Pas dy ndeshje në kuadër të Grupit B kualifikues, Kosova nuk ka asnjë pikë, derisa Spanja ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka mbledhur 7 pikë.

Për “Dardanët” kjo është ndeshja e dytë e ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy