
Eliminimi i Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës nga Interi, ka nervozuar trajnerin e bardhezinjve, Massimiliano Allegri.
Ky i fundit nuk u përmbajt në përfundim të ndeshjes, teksa thuhet se ka shpërthyer në ofendime ndaj drejtuesve të Interit.
Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Allegri ofendoi dy drejtuesit e zikaltërve, Marotta dhe Baçi, ndërsa në diskutim e sipër, ju tha se nuk do të shkojnë më shumë se vendi i gjashtë në kampionat, çka do të thotë se mbeten jashtë Champions League.
Nga ana tjetër, Allegri nuk kurseu as futbollistët e tij të cilëve me ton të lartë ua bëri të qartë objektivin, ta mbyllin këtë kampionat mbi Interin në renditje.



