
Problemet gjatë ndeshjeve të fundit në lidhje me rendimentin, e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Jules Koundes në ‘’ Camp Nou ‘’.
Në të kaluarën francezi ishte një ndër prioritetet e Joan Laportas, i cili në disa raste është preferuar të lihet në stol nga Xavi Hernandez.
Rendimenti i vakët sigurisht ka gjeneruar shqetësim në kampin e katalanasve dhe në lidhje me 25 vjeçarin, duhet theksuar se vijon të pretendohet në Premier League.
Për Barcelonën sigurisht ky lajm konsiderohet pozitiv, për arsye se vijon të ketë probleme të theksuara në aspektin ekonomik dhe nëse situata për Jules Kounden nuk do të ndryshojë, nuk përjashtohet largimi nga Katalunja në ditët e fundit të merkatos.
Ndeshjet vijuese do të jenë përcaktuese dhe sidomos mbështetja e Xavi Hernandez dhe grupit për ishi-n e Sevillas, i cili në të kaluarën u konsiderua një ndër anësorët më të mirë në botë.
Deri më tani parizieni është aktivizuar në 23 sfida, të shoqëruara me një gol por tek një ekip si kuq e blutë duhet të japësh gjithmonë maksimumin për të siguruar një vend titullari.



