Rudiger afrohet me Real Madridin

Rudiger afrohet me Real Madridin

 Problemet e Antonio Rudiger tek Chelsea s’kanë të mbaruar . Mbrojtësi akoma nuk e ka rinovuar me kryeqytetasit duke e vënë seriozisht në rrezik qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Këtë pistë vijon ta ndjekë me shumë kujdes Real Madridi që e ka bërë të qartë prej kohësh se kërkon  transferimin e gjermanit pasi është një garanci absolute në prapavijë .  

Merkatoja e janarit pritet të jetë me shumë histori për  ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët kanë në fokus edhe Mbappen dhe Pogban sepse duan të rikuperojnë terrenin e humbur ndër vite , sidomos me largimin e Cristiano Ronaldos .

Dëshira e madhe e kryeyqtetasve pritet të përballet me rezistencën e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ sepse nuk  duan ta humbasin sepse do t’ia prishnin skemat  trainerit Thomas Tuchel i cili me aq shumë sakrifica arriti ti dhurojë Champions Leaguen e dytë në histori anglezëve .

Largimi i 28 vjeçarit do të ishte një humbje e madhe për Chelsean sepse do të prishte ekuilibrat në mbrojtje dhe për më tepër do të fuqizonte një kundërshtar të mundshëm në  Europë ku do të gjente mbështetjen e shumë yjeve sepse ‘’ Los Blancos ‘’ ëndërrojnë të jenë përsëri protagonistë në çdo kompeticion .

Nëse spanjollët do t’ia arrijnë qëllimit , gjigandëve të Premier Leagues nuk do ti mbeste opsion tjetër veçse tentimit përsëri për Jules Kounden , i cili preferohet nga  Thomas Tuchel  dhe vlera e tij  aktualisht në treg është 60 milionë stërlina . Mënyra e  lojës së ishi-t të Romës pëlqehet  nga Carlo Ancelotti sepse është shumë i fortë në luftën në ajër dhe di ta menaxhojë topin në mënyrë perfekte pa harruar edhe guximin drejt portave kundërshtare .

Këto elementë natyrisht që ia lartësojnë figurën  Antonio Rudiger dhe e justifikojnë insistimin  e madrilenëve për një lojtar që ka ngjitur shumë shpejt majat me Chelsean . ‘’ Los Merengues ‘’ s’duan të humbasin më kohë por të formojnë një ekip kompetitiv dhe të përsërisin sukseset e të kaluarës për të mos mbetur në vendnumëro sepse i kanë të gjitha shanset për të vendosur diktatin në çdo turne pjesëmarrës në të ardhmen .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy