Xavi Simons, një hap larg Chelseat

Xavi Simons, një hap larg Chelseat

  Gjatë dy sezoneve tek Leipzigu Xavi Simons ka rezultuar një ndër referentët e kësaj skuadre.

Për hollandezin disa ekipe vijojnë në garë por në kohët e fundit si duket Chelsea ka kaluar në avantazh. 

Mungesa e gjermanëve në Europë e ka përshpejtuar largimin e mesfushorit nga ‘’ Red Bull Arena ‘’, i cili do të transferohet në ‘’ Stamford Bridge ‘’, gjithmonë nëse nuk ka surpriza në kohën e mbetur të merkatos. 

22 vjeçari është formuar në akademinë e ‘’ La Masias ‘’, një ndër më prestigjozet e kontinentit të vjetër i cili e konsideron Premier Leaguen një ligë ku mund të avancojë me sukses. 

Tashmë dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ janë hapur për Xavi Simons dhe një ndër politikat e drejtuesve të anglezëve lidhet me transferimin e talentëve, për ti shtuar shanset për fitimin e trofeve në vijimësi. 

Nën drejtimin e Enzo Marescas Chelsea la gjurmë në sezonin e shkuar duke fituar Conference Leaguen dhe Botërorin e Klubeve, dy kompeticione shumë të rëndësishme, të cilat treguan potencialin e skuadrës dhe numrit një të stolit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy