
Juventusi ndodhet midis dy zjarresh në lidhje me Paulo Dybalan . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është në një siklet të madh sepse akoma nuk e ka arritur rinovimin e kontratës me sulmuesin dhe natyrisht zërat për një largim të argjentinasit janë bërë edhe më prezente.
Drejtuesit e bardhezinjve po e shqyrtojnë me vëmëndje jo vetëm çështjen ‘’ Dybala ‘’ por edhe disa nxënësve të tjerë të Massimiliano Allegrit sepse situata aktuale e torinezëve nuk është fort komode dhe presidenca e lideruar nga Andrea Agneli kërkon të evitojë çdo lloj problematike që mund të vërë në mëdyshje objektivat e tyre deri në fundin e sezonit.
28 vjeçari konsiderohet një element i domosdoshëm nga traineri italian sepse në gjithë këto vite ka dhënë një kontribut që s’do të harrohet asnjëherë nga Juventusi dhe hapi më llogjik është qëndrimi i golashënuesit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Interesi i klubeve të mëdha veçanërisht në La Liga , Premier League dhe Ligue 1 për ishi-n e Palermos ka gjeneruar një lloj sikleti sepse Paulo Dybala tanimë konsiderohet një legjendë dhe njëkohësisht i paprekshëm në 11-shen e formuar nga Massimiliano Allegri .
Pavarësisht se juventinët janë distancuar nga suksesi , s’do të thotë se gjërat s’do të ndryshojnë dhe tani më tepër se kurrë duhen elementë bindës për të rikuperuar mentalitetin fitues .
Kualiteti i jashtëzakonshëm i kordobezit avantazhon ecurinë e ish rekordemenëve të Scudettos të cilët pretendojnë mos të distancohen nga titujt sepse janë skuadra më e suksesshme në Itali dhe një ndër rivalët më të respektuar në Champions League.
Renia e rendimentit të ‘’ La Joyas ‘’ natyrisht që konceptohet si një fakt shqetësues të cilin e ka kanalizuar në 9 gola dhe 4 asiste në 20 sfidat e deritanishme por faktet mbeten kokëfortë dhe e kaluara e rikthen automatikisht shpresën tek Massimiliano Allegri dhe të gjithë komponentët e bardhezinjve se do të sigurojnë vijimin e bashkjetesës e cila do të evitonte një autogol për të cilin mund të pendohen shumë në të ardhmen .



