Ukraina e papërmbajtshme, barazon për 4 minuta Holandën (VIDEO)

Ukraina e papërmbajtshme, barazon për 4 minuta Holandën (VIDEO)

Ukraina ka bërë “çmendurinë” në Amsterdam, teksa ka barazuar Holandën për 4 minuta. Yarmolenko në minutën e 75-të dhe Yaremchuk në minutën e 79-të, kanë vendosur baraspeshën.

Holanda kaloi e para në avantazh. Ishte Wijnaldum, i cili në minutën e 52-të, me një gjuajtje të bukur, e ka ndalur topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin “tulipanëve”.  4 minuta më vonë, ishte Weghorst që shënoi dhe të dytin për skuadrën e De Boer.

Për sa i përket pjesës së parë, ajo u mbyll pa gola. 45 minutat e para ishin me të vërtetë spektakolare në stadiumin “Johan Crujiff”. Holandezët i shkuan në disa raste afër golit të avantazhit, por nuk ia dolën ta dërgojë dot topin në fundin e rrjetës.

Që në minutën e dytë, Depay pasi i kaloi të gjithë, i shkoi afër golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Ukrainas. Portieri Bushchan ishte përsëri vendimtar për Ukrainën, pasi 3 minuta më vonë ndali edhe një gjuajtje të Dumfries. Edhe Wijnaldum pa që gjuajtja e tij në minutën e 38-të, të ndalej nga portieri ukrainas.

 

Live: Holanda-Ukrainë 2-2

Wijnaldum 52’, Weghorst 56’/ Yarmolenko 75’, Yaremchuk 79’

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy