
Trajneri i Teutës, Edi Marini ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Tiranës. Tekniku i durrsakëve nuk i ka kursyer edhe thumbat në drejtim të bardhebluve, referuar rasteve me Covid-19 në skuadrën kryeqytetase.
“Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Covidin. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Covidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Covidin në këto momenti.”, u shpreh Martini.



