
Kylian Mbappe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Real Madrid. Sulmuesi francez, bëri debutimin ndaj Atalantës në finalen e Superkupës dhe menjëherë la shenjë.
Mbappe shënoi golin e dytë në fitoren 2-0, duke festuar në fund edhe fitimin e trofeut. Pas ndeshjes, lojtari u shfaq shumë i lumtur, ndërsa tha se është një ëndërr e bërë realitet.
Është një ëndërr e realizuar. Jam shumë i lumtur që kam filluar të luaj në klubin më të mirë në botë, madje duke fituar një trofe që në ndeshjen e parë. Detyra e një sulmuesi është të shënojë, por ta bëja këtë një finale të tillë ishte fantastike. Ne duam të fitojmë shumë trofe.
Ndryshimet me Vinicius i dëshiron trajneri, ne lëvizim shumë nëpër fushë. Është kënaqësi të luash me këto lojtarë. Me Ancelottin, ditët e fundit kam folur për jetën dhe futbollin. Falë trajnerit dhe shokëve të mi, gjithçka është shumë më e thjeshtë. Dua të qëndroj këtu për shumë vite.



