Manchester United, tjetër opsion për mbrojtjen

Manchester United, tjetër opsion për mbrojtjen

Rendimenti në rënie i Theo Hernandezit tek Milani është pasuar me dyshime në lidhje me qëndrimin në ‘’ San Siro ‘’.

Francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Sergio Conçeicaos në sfidat e fundit dhe këto situata tek ‘’ Djalli ‘’ nuk tolerohen.

Mirëpo, një dritë në fund të tunelit është shfaqur për 27 vjeçarin, i cili tanimë pretendohet nga Manchester United.

Drupal Ad

Mbrojtësi e ka marrë vendimin për të dëgjuar ofertat në adresë të tij dhe ndoshta interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mund të rezultojë fillimi i një tjetër eksperience në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

Kontrata me kuqezinjtë i skadon në 2026-tën dhe drejtuesit e shtatë herë fituesve të Champions Leagues janë të gatshëm të negociojnë me ato të 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

Javët vijuese do të jenë determinante për të ardhmen e ishi-t të Deportivo Alavesit, i cili po zhvillon sezonin e gjashtë me skuadrën nga Milano, i shoqëruar deri në këtë moment me 4 gola dhe 2 asiste në 26 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy