Starova: Kanë filluar të bien kambanat e alarmit për Partizanin, koha nuk pret

Starova: Kanë filluar të bien kambanat e alarmit për Partizanin, koha nuk pret

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi fitoren minimale të Partizanit ndaj Atletic Escaldes, në studion e “Skaner” në MCN TV. Starova shfaqi pakënaqësi për lojën e të kuqve, duke thënë për këtë se kanë filluar të bien kambanat e alarmit. Gjithashtu ai tha se disa lojtarë nuk dhanë më të mirën e tyre në fushën e lojës. “Pamë një ngutje dhe tensioni te Partizani, që do përgjigje pse ndodhi. Një Partizan që prodhon nxitim dhe zgjedhje të gabuara. Pas golit që morëm si dhuratë, filloi një qetësi e tepërt për të menaxhuar rezultatin, nuk më vjen mirë që e them. Kanë filluar të bien kambanat e alarmit për skuadrën e Partizanit. Koha nuk pret, objektivi është shumë i rëndësishëm për të kaluar. Loja po na shqetëson. Shpresojmë të na japin përgjigjen në ndeshjen e kthimit. Hadroji jashtë forme, Sota nuk bëri një ndërhyrje në pjesën e dytë. Të japin mesataren të paktën. 90 minuta, Hadroji dha vetëm një krosim, shumë larg formës së vet. Atanasoski po ashtu, shumë pak dalje. Ndërrimet ishin të goditura mendoj.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy