
Synimi për tu rikthyer tek titujt, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Arsenalit, të cilët janë të fokusuar totalisht tek merkatoja.
Traineri Mikel Arteta është koshient për ulje-ngritjet e ‘’ Topchinjve ‘’ në këtë aspekt, i cili po ndjek me vëmëndje Marcos Leonardon, lojtar që po lë gjurmë tek Benfika.
20 vjeçari u largua në të kaluarën nga Santosi për të provuar veten në kontinentin e vjetër dhe rezultatet e përkushtimit tashmë janë evidente.
Nga specialistët golashënuesi konsiderohet shumë premtues për të ardhmen, të cilit tanimë i janë hapur dyert e ‘’ Emirates ‘’.
Kryeqytetasit po veprojnë me shpejtësi për arritjen e objektivit, duke qenë se Marcos Leonardo pretendohet edhe nga Roma dhe Manchester United, drejtuesit e të cilëve kanë ofruar 30 milionë euro plus bonuse.
Megjithatë, ato të luzitanëve s’do të nxitojnë dhe do të presin fundin e sezonit pasi talenti brazilian ndoshta do të vijojë me këtë ritëm, fakt që do të shoqërohej me rritjen e vlerës së kartonit.
4 gola në 10 sfida numëron nxënësi i Roger Schmidt me ‘’ Shqiponjat ‘’ dhe natyrisht ‘’ The Gunners ‘’ do të japin maksimumin për ta larguar nga ‘’ Estadio da Luz ‘’.



