
Fabio Paratici do jetë drejtori i ri teknik i Tottenham. Në mediat britanike e bëjnë thuajse të kryer diçka të tillë, me italianin që përgatitet për një aventurë të re pas largimit nga Juventusi. 48-vjeçari mbylli aventurën me bardhezinjtë pas plot 11 viteve, ku arriti të fitojë 19 trofe.
Tashmë te Tottenham janë në pritje edhe të trajnerit Antonio Conte, i cili është zgjedhja e parë për stolin e skuadrës. Ish-trajneri i Interit nuk ka kthyer ende përgjigje për propozimin e marrë, kjo për shkak se nuk është i bindur për projektin e “Spurs”, megjithatë anglezët besojnë falë marrëveshjes me Paraticin, do të bindet edhe Conte për të marrë drejtimin e Tottenham.



