E zbulon Raiola: Sulmuesi francez ishte pranë kalimit te Interi

E zbulon Raiola: Sulmuesi francez ishte pranë kalimit te Interi

Agjenti Mino Raiola, ka zbuluar së fundmi se sulmuesi francez, Marcus Thuram ishte shumë pranë kalimit te Interi në merkaton e verës.

Zikaltërit pas largimit të Lukakut, kishin zgjedhur Thuramin si zëvendësues, por dëmtimi i këtij të fundit bëri që klubi italian të ndryshojë objektiv dhe më pas afruan Joaquin Correa nga Lazio.

“Unë nuk mendoj vetëm për paratë, por edhe për të mirën e futbollistëve. Transferova Marcus Thuram nga Guingamp te M’Gladbach dhe ai u rrit ndjeshëm. Në verë ishte shumë pranë transferimit te Interi, por u dëmtua dhe kalimi dështoi. Tani ai është pjekur dhe rritur ndjeshëm, ndaj jam i bindur se do të bëjë mirë në çdo klub”, deklaroi Raiola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy