
Kroacia ka bërë një kualifikim spektakolar për në fazën tjetër të Kampionatit Botëror pas fitores së dytë të arritur në Grupin D.
Kroatët triumfuan në takimin e mbrëmjes së sotme përballë Argjentinës me rezultatin e thellë 3-0, që i jep kualifikimin për në fazën tjetër dhe pse kanë një tjetër ndeshje për të zhvilluar në Grup.
Një fitore tërësisht e merituar për Kroacinë që zhvilloi një 90-minutësh përballë argjentinasve duke e dominuar totalisht takimin.
Kombëtarja ballkanase tregoi që do të jetë një nga surprizat e bukura të këtij Botërori ku përveç fitoreve ka zhvilluar dhe një futboll mjaft të bukur.
Ndërkohë, Argjentina dëri më tani po rezultaton një dështim dhe pse ka në skuadër nja nga futbollistët më të mirë në botë si Lionel Messi, i cili në këto dy ndeshje nuk ka bërë një paraqitje të denjë duke i zhgënjyer të gjithë.
Tashmë shanset e skuadrës Sampaolit janë shumë të vështira për të kaluar për në fazën tjetër .
Heronjtë e Kroacisë në këtë takim të fituar ishin Rebic që kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 53-të pas një gafe të pafalshme të portierit Kabajero.
Më pas do të ishte rradha e Luka Modriçit në minutën e 80-të që realizoi në mënyrë spektakolare nga distanca, dhe ai që vulosi shifrat ishte Raktiç që shënoi golin e tretë duke turpëruar Argjentinën.
Më poshtë golat e takimit.
Goli i shënuar nga Rebiç
Goli i shënuar nga Modriç
Goli i shënuar nga Rakitiç



