
Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuci, ka dal një ditë para miqësores me Uellsin në konferecë për shtyp ku ka folur për të ardhmen e tij si dhe rezultatet negative të skuadrës.
Panuci u shfaq i qetë duke theksuar se do vijojë punën pa problem për të përmisuar ekipin.
“Pyetjen duhet t’ia bësh Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime”
I pyetur se si mund të dilet nga kjo situatë Panuci tha:
“Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Europian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtrarët.”
Bashkë me Panucin në konferecnë për shtyp foli dhe kapiteni Mërgim Mavraj i cili tha se nesër i gjithë ekipi do luajë për trajnerin.
Ai shtoi se Italiani ka përkrahjen e ekipit dhe të gjithë duhet që të marrin përgjegjësitë e tyre.



