Finalja e Europa League, publikohen formacionet zyrtare në Sevilla-Roma

Finalja e Europa League, publikohen formacionet zyrtare në Sevilla-Roma

Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet finalja e Europa League mes spanjollëve të Sevilla dhe italianëve të Romës.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për të marrë trofeun e madh.

Sevilla vjen si një eksperte e këtij kompeticioni, pasi e ka fituar plot gjashtë herë në të kaluarën.

Në krahun tjetër, Roma me pak eksperiencë në Europë, por në stol kanë një trajner ekspert, siç është Jose Mourinho, i cili njihet për suksese të mëdha në arenën europiane. Një përballje ku spektakli është i garantuar.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

FORMACIONET ZYRTARE:

Sevilla: Bounou, Navas, Badé, Gudelj, Telles, Fernando, Rakitic, Ocampos, Torres, Gil, En-Nesyri.

Roma: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Celik, Cristante, Matic, Spinazzola, Pellegrini, Dybala, Abraham.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy