30 ditë nëpër Rusi në kërkim të kampionëve, zbuloni surprizën e TemA Tv (FOTO)

30 ditë nëpër Rusi në kërkim të kampionëve, zbuloni surprizën e TemA Tv (FOTO)

“T Sport” është emisioni më i ri që do ju shoqërojë gjatë gjithë kampionatit Botëror “Rusi 2018”, nga data 14 qershor deri më 15 korrik.

Moderatorët Dasara Karaiskaj dhe Enea Meksi ju ftojnë çdo ditë në studion e TemA TV dhe në valët e MCN Radio 103.1, ku do të ketë të ftuar specialë, komente mbi ndeshjet, kuiz, analiza dhe plot surpriza.

Pjesë e emisionit çdo ditë do të jetë dhe gazetari sportiv Fatjon Baze, i cili do të tregojë pritshmërinë për ndeshjet e këtij aktiviteti.

“Qershia mbi tortë” e këtij programi do të jenë dhe dy modelet bukuroshe dhe më “IN” të momentit, Blerta Leka dhe Ajli Hoxhaj.

Bukuroshet e Miss Universe, me zërin dhe imazhin e tyre, do të jenë shoqërueset më të mira të ditëve të nxehta të verës për shikuesit e Tema TV dhe dëgjuesit e MCN Radio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy