
Barcelona ka qenë një nga klubet më aktive në këto merkato verore, ku deri tani kanë kryer disa afrime dhe nuk do të ndalen me kaq.
Megjithatë te katalanasit po punojnë edhe për merkaton në dalje, teksa janë plot 11 lojtarë, të cilëve u është bërë e ditur se do të largohen dhe duhet të gjejnë skuadra të tjera.
Bëhet fjalë për futbollistë si Miralem Pjanic, Memphis Depay, Neto, Samuel Umtiti, Riqui Puig, Martin Braithwaite, Frenkie De Jong, Sergino Dest, Ez Abde, Alex Collado dhe Alejandro Balde.
Lojtarët e sipërpërmendur janë në merkato dhe me shumë mundësi do të shiten ose do të largohen në huazim gjatë kësaj merkatoje.



