
Në orët e fundit një pretendent serioz i Viktor Gyokeres e ka marrë përgjigjen.
Nordiku e ka refuzuar Arsenalin, një ekip shumë cilësor, sidomos në Premier League.
Suedezi prej kohësh vijon të jetë një ndër më të rrezikshmit në kontinentin e vjetër, i cili në sezonin aktual numëron 23 gola në 18 sfida.
Ishi i Swanseas duket se beson tek projekti i drejtuesve të kryeqytetasve, të lideruar tashmë nga traineri Joao Pereira.
Prezenca e tij në zonat kundërshtare sigurisht vijon të jetë një kërcënim serioz për çdo ekip, për më tepër shumë i shpejtë, inteligjent dhe me një kapacitet evident për të arritur tek golat.
Edhe Barcelona bashkë me Bayern Munchenin i kanë trokitur në derë 26 vjeçarit nga Stokholmi, i cili nëse vazhdon me këtë ritëm, parashikohet shtimi i pretendentëve në listë.
Lojtari në fjalë e ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar mbi vijimësinë sepse natyrisht ofertat e konsiderueshme në adresë të tij meritojnë një analizë të detajuar.
Momentalisht skuadra nga Lisbona kryeson renditjen në kampionatin portugez, e cila është e privilegjuar për faktin e të paturit në gjirin e saj një element të këtij kalibri.



