Leonardo zyrtarizon largimin nga PSG: Solla Messin në Francë

Leonardo zyrtarizon largimin nga PSG: Solla Messin në Francë

Leonardo nuk do të jetë më drejtor sportiv i PSG. Ka qenë vetë braziliani që ka zyrtarizuar këtë lëvizje, e cila në media ka qarkulluar prej kohësh.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “L’Equipe”, Leonadro deklaron se nuk është i mërzitur për këtë largim, ndërsa kujton edhe arritjet me klubin francez.

E çuditshme? Jo. Më duket pak patetike. Nuk ishte e rëndësishme. Kishte emocion ditën që erdha dhe nuk ka tani që po iki. Largohem pa mërzitje, falënderoj klubin për këtë mundësi që më dha.

Mund të bëja më mirë, sigurisht. Por kur mendoj për vitet e mia te PSG shoh 7 tituj kampion, trofe të tjerë kombëtarë dhe finalen e Champions League.

Si dhe blerjen e Messit. Mbyllëm me sukses të vetmin transferim në karrierën e tij, transferimin e një lojtari që qëndron në Olimpin e futbollit, pas Pele dhe Maradonës. Mund të themi shumë gjëra, por në fund arritëm të blejmë Messin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy