U shkarkua nga Juventusi, Pirlo drejt skuadrës tjetër në Serie A

U shkarkua nga Juventusi, Pirlo drejt skuadrës tjetër në Serie A

Andrea Pirlon mund ta shikojmë sërish në drejtimin e një klubi në Serie A, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri italian është i papunë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u shkarkua nga drejtimi i Juventusit. Megjithatë interesimet për 42 vjeçarin nuk mungojnë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Spezia e pëlqejnë shumë ish-mesfushorin dhe duan t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Thiago Motta do të shkarkohet në fund të sezonit dhe në drejtimin e Spezias mund të shohim Pirlon. Në ditët e ardhshme pritet edhe një takim mes palëve, ku do të vendoset gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy