Kandidat për SHRF Tiranë, Prodani: U vodha në zgjedhje, por nuk kam bërë padi

Kandidat për SHRF Tiranë, Prodani: U vodha në zgjedhje, por nuk kam bërë padi

Kandidati për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, Eduard Prodani, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se u vodh në zgjedhje, por shtoi se ende ai vetë nuk ka bërë padi. Sipas tij, në Gjykatë, kanë shkuar avokatët e tij.

Prodani deklaroi se atij nuk iu dhanë listat me delegatët që do të votonin në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale.

“Këto nuk janë Shoqatat të futbollit amator, por janë Shoqata Rajonale. Mund t’i quash edhe Federata Rajonale. Kjo shoqatë është e interesuar vetëm për futbollin rajonal.

Ajo që nuk shkon me Shoqatat, është se nuk iu është lënë mundësia për të organizuar futbollin. Edhe mbledhjet e asambleve ku zgjedhin edhe delegatët, janë fiktive. Sot mund të merren 26 vota nga Shoqata, atëherë presidentit të FSHF, i duhen vetëm dy klube për të fituar. Marrim si shembull Laçin dhe Skënderbeun.

Në Gjykatë po merren avokatët e mi. Nuk është çështja ime. Pas mbledhjes, mbi gjysma, shumica, shqyrtuan çfarë ndodhi dhe shkuan në Gjykatë. Unë nuk kam asgjë, nuk kam bërë padi, por mund të ketë ndonjë padi edhe nga mua. Unë u vodha, më manipuluan votat.

Unë nuk e kam kthyer në politike, unë jam në media, nga 2018 kritik për Federatën dhe si i tillë kandidova. Pretendimi i parë, është që nuk mu dhanë listat e delegatëve. Unë shkova, pa e ditur, se kush voton për mua. Unë atje gjeta një numër të papritur, shumë fytyra ishin të panjohura.

Çështjet nuk bëjnë mirë që shkojnë në Gjykatë, sepse duhet të kishim Gjykatë Sportive, të cilën nuk duan ta bëjnë. Shoqata është fiktive. Njerëzit që më propozuan, dolën me mua nga salla. Unë nuk ndihem i vjedhur, por unë jam i vjedhur.”, u shpreh Prodani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy