Copa America/ Kolumbia triumfon ndaj Paraguajit, Kosta Rika ndal Brazilin

Copa America/ Kolumbia triumfon ndaj Paraguajit, Kosta Rika ndal Brazilin

Nën drejtimin e Nestor Lorenzos Kolumbia e filloi me këmbën e mbarë Kupën e Amerikës duke marrë një fitorë shumë të rëndësishme 2-1 kundër Paraguajit, në ndeshjen që u transmetua ekskluzivisht në MCN Tv.

Statistikat e arritura nga traineri argjentinas evidentojnë potencialin nën drejtimin e ‘’ Trikolorëve ‘’, me të cilët numëron 19 fitore dhe 5 barazime në 24 sfidat e deritanishme.

Me një James Rodriguez në një formë të shkëlqyer, ‘’ Los Cafeteros ‘’ i treguan dhëmbët të ashtuquajturve ‘’ Los Guaranies ‘’ duke e përfunduar pjesën e parë me avantazhin 2-0.

Daniel Munoz zhbllokoi rezultatin në minutën e 32 dhe pas 10 minutash Jefferson Lerma i dha një tjetër goditje paraguajanëve.

Megjithatë, pritej reagimi i të besuarve të Daniel Garneros të cilët pas një kundërsulmi shkurtuan distancën në 2-1 me Julio Encison në të 69-tën.

Në të 85-tën ndërhyrja e Varit i mohoi një penallti Kolumbisë, ekip i cili po vijon të tregojë se është një kandidat potencial për ta fituar këtë Kupë Amerike.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edhe sfida ndërmjet Brazilit dhe Kosta Rikës prodhoi shumë emocione . ‘’ Trikolorët ‘’ arritën ti bëjnë ballë pesë herë kampionëve të botës duke i marrë një barazim me rrjeta të paprekura.

‘’ Seleçao ‘’ si gjithmonë e nisi sfidën me shumë grintë duke përfituar nga shpejtësia e Rodrygos dhe më pas Raphinhas dhe Endrick, të cilët u futën në lojë në minutën e 70-të por ‘’ Los Ticos ‘’ ditën të mbroheshin me forca të shumta në prapavijë, edhe pse të besuarve të Dorival Junior i anulluan edhe një gol pas tre minutave rishikimi nga Var.

Inkursionet e shumta Savinhos fatkeqësisht nuk patën rezultat por gjithsesi ky rezultat konsiderohet një hap fals për Brazilin.

Ekipi i Gustavo Alfaros u vendos shumë mirë në fushë, edhe pse në minutën e 63 Paqueta e tronditi shtyllën.

Pas ndeshjeve të para Grupi D kryesohet nga Kolumbia, e cila sfidën e dytë do ta zhvillojë kundër Kosta Rikës me datë 29 në orën 00.00, ndërsa Brazili luan kundër Paraguajit, një rival i cili e ka vënë gjithmonë në vështirësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy