Manchester United, objektiva tek Barcelona

Manchester United, objektiva tek Barcelona

Me përfshirjen e Jim Ratcliffes, pronar i ‘ INEOS ‘, i cili tashmë ka blerë 25 % e aksioneve të Manchester United, traineri Erik Ten Hag do të ketë një kapital të konsiderueshëm në dispozicion gjatë merkatos së verës për transferimin e lojtarëve cilësorë.

Hollandezin e presin sfida të vështira, i cili në të kaluarën la gjurmë tek Ajax Amsterdami.

Sipas ‘ Daily Express ‘, një ndër të preferuarit vijon të jetë Frenkie de Jong, për të cilin ‘’ The Red Devilsat ‘’ shfaqën interes edhe në të kaluarën.

Numri një i stolit e njeh shumë mirë bashkombasin për arsye se e kishte nxënës tek kryeqytetasit në të kaluarën por nuk mbetet me kaq sepse edhe Alejandro Balde bashkë me Ansu Fatin vijojnë ta impresionojnë.

Objektivi i 54 vjeçarit është formimi i një ekipi të denjë për të luftuar për çdo titull në të ardhmen dhe ti furnizojë me talentë 20 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët do të mund ti përfaqësojnë ashtu siç duhet.

Mungesa e titujve prej shumë vitesh sigurisht është një shqetësim për çdo komponent të këtij klubi, një ndër më të famshmit e historisë së futbollit por drejtuesit besojnë tek kapaciteti i Erik Ten Hag.

 

 

 

                         

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy