
Interesi i Real Madridit për Alphonso Davies , i ka shqetësuar jo pak drejtuesit e Bayern Munchen, të cilët synojnë qëndrimin e kanadezit në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Kontrata e anësorit me bavarezët përfundon në 2025-sën por hyrja në garë e ‘’ Galaktikëve ‘’ konsiderohet një kërcënim për këtë skuadër.
Pas largimit të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic negociatat u ndërprenë por sipas gazetarit Florian Plettengerg, rekordmenët e Bundesligës përsëri kanë filluar tentativat për ta siguruar qëndrimin e 23 vjeçarit, i domosdoshëm në skemat e trainerit Thomas Tuchel.
Ka kaluar një kohë e konsiderueshme pa asnjë kontakt ndërmjet agjentit Nedad Househ dhe drejtuesve të Bayern Munchenit, fakt që e ka ndezur sinjalin e alarmit, pasi flitet për një ndër më të mirët e kësaj skuadre , e cila kërkon të evitojë përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen.



