Pjesë e Manchester United prej 12 sezonesh, De Gea njofton largimin

Pjesë e Manchester United prej 12 sezonesh, De Gea njofton largimin

David De Gea, nuk është më lojtar i Manchester United, me të cilët luajti për 12 sezone me radhës. Portierit spanjoll i kishte përfunduar kontrata në fund të muajit qershor dhe palët vendosën të mos rinovojnë. Këtë të shtunë, portieri ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Unë thjesht doja t’u dërgoja këtë mesazh lamtumire të gjithë mbështetësve të Manchester United. Dua të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub. Kam qenë krenar sa herë që kam veshur këtë fanellë, për të udhëhequr ekipin, për të përfaqësuar këtë institucion, klubi më i madh në botë, ishte një nder që u jepte vetëm disa futbollistëve me fat. Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku. Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri. Manchester do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formuar dhe nuk do të më braktisë kurrë.”, shkruan De Gea. Portieri largohet nga Manchester United, pasi ka realizuar 545 paraqitje për klubin, duke mbajtur 190 herë portën e paprekur. Ai fitoi Premier League, FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës me fanellën e Manchester United.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy