Lojërat Olimpike do të anulohen, nëse pandemia vazhdon edhe vitin e ardhshëm

Lojërat Olimpike do të anulohen, nëse pandemia vazhdon edhe vitin e ardhshëm

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mund të anulohen nëse pandemia e koronavirusit nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm, paralajmëroi Yoshiro Mori, president i komitetit organizativ.

Lajmi u mësua të martën gjatë një interviste për një gazetë sportive japoneze dhe vjen pas konstatimit të ekspertëve mjekësorë, të cilët dyshojnë se pandemia nuk mund të vihet nën kontroll aq sa duhet deri vitin e ardhshëm, për të bërë të mundur kështu ogranizimin e një aktiviteti ku do marrin pjesë pjesëmarrës dhe spektatorë nga e gjithë bota.

Presidenti i Tokio 2020, Yoshiro Mori tha për të përditshmen sportive “Nikkan Sports”, se Lojërat Olimpike do të anuloheshin, nëse pandemia mbetet një kërcënim edhe për vitin e ardhshëm.

Mori vuri në dukje se Lojërat ishin anuluar edhe më parë gjatë kohës së luftës, ndërsa e krahasoi betejën kundër koronavirusit si një luftë me një “armik të padukshëm”.

“Nëse përhapja e virusit parandalohet me sukses, ne do t’a mbajmë Olimpiadën verën e ardhshme”, shtoi ai. “Njerëzimi ka vënë bast për zhvillimin e një aktiviteti të tillë”.

Një zëdhënëse e Tokio 2020-ës, Masa Takaya nuk pranoi të komentojë në lidhje me anulimin e Lojërave Olimpike, duke deklaruar se komentet e Morit, ishin mendime personale.

Mirëpo komentet në lidhje me një anulim të mundshëm të Lojërave, kanë nxitur hamendësime të shumta dhe kanë rritur presionin ndaj organizatorëve të Tokio 2020-ës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë, të martën, paralajmëroi se do të ishte shumë e vështirë të mbaheshin Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, nëse deri atëherë nuk do të ishte krijuar një vaksinë.

Lojërat Olimpike në Tokio ishin planifikuar të mbaheshin këtë verë, por për shkak të pandemisë u vendos të shtyheshin me një vit.

Konfirmimin e bëri fillimisht ministri i Jashtëm japonez, Shinzo Abe, ndërsa më pas erdhi edhe zyrtarizmi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë japoneze deklaroi se arriti një marrëveshje me presidentin e IOC, Thomas Bach, në mënyrë që Olimpiada të shtyhet me një vit.

Për shkak të emergjencës së koronavirus që ka përfshirë globin, polemikat rreth Lojërave Olimpike nuk kanë munguar.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar këmbëngulte se evenimenti do të zhvillohej sipas kalendarit dhe maksimalisht mund të shtyhej me disa javë nga 24 korriku, data e përcaktuar për startin zyrtar.

Por, sportistë të ndryshëm dhe disa shtete ishin kundër.

Ekipet olimpike të Kanadasë dhe Australisë njoftuan se nuk do të dërgojnë atletë, nëse Olimpiada në Tokio do të zhvillohej gjatë këtij viti.

Ndërkohë, pas një sondazhi të bërë, 70% e sportistëve amerikanë ishin kundër zhvillimit të lojërave.

Numri i lartë i sportistëve të prekur nga Covid-19 dhe përhapja në të gjithë botën e virusit, solli në mënyrë të pashmangshme edhe shtyrjen e Lojërave Olimpike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy