
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, me një deklaratë të fundit, ka bërë tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë. Numri një i katalanasve, deklaroi se Leo Messi e ka derën e hapur për t’u rikthyer te Barcelona, nga ku u largua në verë.
A më ka telefonuar Messi për t’u rikthyer? Dyert e Barcelonës janë gjithmonë të hapura për të.
I pyetur për Haaland, Lapora u shpreh se nuk prish strukturën e financave të klubit për një lojtar.
Ne nuk duam të prishim strukturën e financave tonë për momentin dhe stabilitetin që po përpiqemi të arrijmë. Nuk dua që Barcelona të rrezikojë për asnjë çast dhe për momentin klubi është mbi njerëzit.



