Pedri ka mbyllur Europianin. Dëmtimi i pësuar ndaj Gjermanisë, ia ka bërë të pamundur mesfushorit për të vazhduar me Spanjën në Euro 2024.
Ekzaminimet e fundit, kanë zbuluar një ndrydhje në gjurin e majtë të lojtarit dhe për këtë arsye, ai duhet të qëndrojë pushim për disa javë.

Lajm i keq për Spanjën, pasi Pedri ishte titullar i padiskutueshëm. Megjithatë, futbollisti mund të quhet me fat, pasi i kishte shkuar afër një këputje të mundshme të ligamentit, që do e linte atë jashtë për shumë muaj.



