
Olivier Giroud vazhdon në mënyrë të paluhatur rishikimin e pozicionit të tij . Oferta mbi tavolinë për rinovim nuk është cilësuar e mjaftueshme nga francezi që kërkon me çdo kusht largimin nga Chelsea . I tenjgopur me mungesën e protagonizmit tek kryeqytetasit 34 vjeçari mendon se fillimi i një tjetër aventure do të ishte me interesant duke qenë se është në hapat e fundit të karrierës. Sipas ‘’ Goal ‘’ konkurrenca e ashpër që ekziston ndërmjet tij dhe Timo Werner e ka lodhur sepse gjermani cilësohet si i preferuari i bashkombasit Thomas Tuchel edhe pse javët e fundit kanë shënuar rënie në rendimentin e ishit të Leipzigut . 27 ndeshjet e kanalizuara në vetëm 1100 minuta të luajtura mbetën një shifër inferiore në lidhje me pretendimet e Olivier Giroud pavarësisht moshës që mban mbi supe.
Me këto fakte determinohet qartësisht se aventura e lojtarit të lindur në Chambery në Londër është e konsumuar dhe se fundmi në garë për të marrë shërbimet e tij është hedhur Lyoni. Kompromisi me çdo skuadër që është aktivizuar i shoqëruar me urinë për sukses nuk kishte se si ti mbyllte derën sulmuesit shtatlartë . Një rikthim në Francë do të perceptohej si një lëvizje llogjike nga ky i fundit për shkak se e njeh shumë mirë këtë ligë për shkak të eksperiencave të mëparshme me Grenoble , Istres , Tours dhe Montpellier.
Kjo situatë nuk thekson vetëm një rikthim në fillimet e tij por një ndryshim drastik në lidhje me kualitetin . Por duhet të evidentohet se pistat e të ardhmes nuk mbarojnë me kaq sepse flitet për interesin e mundshëm edhe të Atletico Madridit. Loja e praktikuar nga Olivier Giroud mbetet tingëllon si një arsye e fortë sidomos për Lyonin sepse do ti krijonte lehtësira të pafundme skemave të ndërtuara nga Rudi Garcia për shkak të nuhatjes për golin dhe faktit se është një lojtar shumë i fortë në luftën një kundra një .



