Pogba fiksimi i Paris St Germain

Pogba fiksimi i Paris St Germain

    Paris St German nuk po pushon asnjë minutë në lidhje me përforcimet dhe ka menduar ti paraprijë merkatos se ardhshme dhe të firmosë me lojtarë të mëdhenjë ndër të cilët përfshihet  Paul Pogba .

Francezi nuk është thjesht një objektiv i ‘’ Les Pariziens ‘’ por njëkohësisht është shëndërruar  në një fiksim për drejtuesit vendas .

Mungesa e firmës mbi rinovimin me Manchester United sipas ‘ L’Equipe ‘ e avantazhon transferimin e mesfushorit në ‘’ Parque de Prince ‘’,  atje ku do ta prisnin emra të mëdhënjë si Lionel Messi , Donnarumma , Neymar Junior etj .

Traineri argjentinas duhet domosdoshmërisht ta shfrytëzojë këtë moment unik të kryeqytetasve dhe të hidhet në sulm për trofeun e Champions Leagues , i vetmi që mungon në vitrinën e kuq e bluve.

 Në Paris ka filluar të mendohet seriozisht për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe dhe kësaj skuadre i nevojiten vetëm lojtarë që kanë shkruar historinë në të kaluarën për tu afruar me objektivat .

Ishi i Juventusit  e ka treguar në disa raste se nuk ndihet komod në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’ dhe sheiku Nasser Al Khelaifi po tenton me çdo mënyrë ta afrojë me  gjigandët e Ligue 1.

Një transferim i mundshëm i Paul Pogba mund të ndiqet edhe nga Zinedine Zidane i cili është traineri me më shumë mundësi për tu ulur në stolin e Paris St Germain që është në rrugën e mbarë drejt projektit ambicioz që ka në përmbajtje fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe jo vetëm.

Në vitet e fundit kuq e blutë ishin shumë afër arritjes së kësaj ëndërre por furia e Bayern Munchen ja hoqi nga duart në sezonin 2019-2020 por thonë se shpresa vdes e fundit dhe Paris St Germain do ta shfrytëzojë të gjithë potencialin për ta bërë sa më shpejt pjesë të vitrinës .

Lideri i mesfushës së ‘’ The Red Devilsave ‘’ e ka kanalizuar kontributin në 13 ndeshje dhe 7 asiste duke iu referuar sezonit aktual  dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ i mbajnë gjallë shpresat  që ishi i Juventusit një ditë të vishet me ngjyrat kuq e blu.

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy