Humbja e Egnatias mbrëmë në Shkodër ka shkaktuar shumë polemika për gjykimin. Egnatia konteston ndërhyrjen arbitrale në rezultat edhe si shkak i një goli të anuluar. Drejtori i shtypit të Egnatias, Xhevdet Zekaj, tha në një intervistë për MCN Informacion se arbitrat dhe VAR penalizuan skuadrën e tij.
Vllaznia nuk na ka vjedhur asgjë. Nuk e dimë pse e bëjnë këtë. Ne u bë e dyta ndeshje që është një gjykim i njëanshëm. Ne dominuam në mbajtjen e topit. Kishim shumë më tepër raste se Vllaznia. Është e dyta ndeshje ku VAR dhe arbitrat penalizojnë Egnatian. Këta arbitra kanë vepruar në mënyrë skandaloze.



