E ardhmja e Dajës, Starova: Partizani nuk duhet të marrë vendim të shpejtë

E ardhmja e Dajës, Starova: Partizani nuk duhet të marrë vendim të shpejtë

Duke folur për të ardhmen e trajnerit Ilir Daja te Partizani, Sulejman Starova tha se nuk duhet të merret një vendim i shpejtë. Në “Skaner” në MCN TV, Starova theksoi se rezultatet nuk janë në favor te trajnerit. Ai e quajti si hap fals për karrierën e Dajës, i cili konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

“Nuk është koha që të merret një vendim i shpejtë. Nuk është vetëm çështje largimi i trajnerit, por edhe kush vjen. Rezultatet pas derbit nuk janë në favor të trajnerit. Ai derbi mund të mbyllej edhe në barazim. E vendosën episodet. Ajo që la shije të hidhur, është se në vend që të shikonim Partizanin me moral të lartë, ndodhi ajo që nuk e priste njeri. Ndoshta ndikuan edhe ndërrimet e gabuara.

Rastet për shënim te Partizani ishin të rralla, ndonëse bënë lojë. Me 18 pikë në 15 ndeshje, bëhet e vështirë edhe Europa, në një skuadër që kërkohet titulli.

Nuk mund të them dot se nuk ka kimi mes skuadrës dhe trajnerit. Matësi i trajnerit është rezultati. E mira është që trajneri i mirë të mos gabojë. Ky është një hap fals për Dajën, i cili mbahet si një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.”, deklaroi Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy