
Kosova do të përballet me Bjellorusinë ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. “Dardanët” janë të dënuar për fitore, për të shpresuar ende te një kualifikim i mundshëm. Për këtë përballje, Kosova do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme, siç është ajo e Milot Rashicës. Shkak për këtë, është bërë një dëmtim i marrë nga sulmuesi, i cili është i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.



