U vërshëllye në ndeshjen e fundit, Messi: I lumtur që luajta për PSG-në

U vërshëllye në ndeshjen e fundit, Messi: I lumtur që luajta për PSG-në

Leo Messi luajti të shtunën, ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së. Fundi nuk ishte ashtu sicc argjentinasi do e dëshironte, për shkak se ndaj Clermont, Messi u vërshëllye nga tifozët.

Këta të fundit kanë shfaqur pakënaqësi ndaj lojtarit prej kohësh dhe nuk i kursyen këto edhe në ndeshjen e fundit.

Pas ndeshjes, nuk mungoi as postimi i lamtumirës nga Messi, i cili shkruan se është i lumtur që luajti për PSG-në.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj këtë klub. Ishte fantastike të isha pjesë e kësaj skuadre dhe të luaja përkrah shumë lojtarëve të mirë. Do të doja të falënderoja klubin për këtë përvojë të mrekullueshme në Paris.

Messit i skadon kontrata me PSG-në në fund të muajit qershor dhe e ardhmja ende është në dyshim, teksa nuk dihet ende se ku do të vazhdojë karrierën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy