Corentin Tolisso pritet të jetë afrimi i parë te Real Madrid në merkaton e janarit. Mesfushori është në fundin e kontratës me Bayern Munich dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re.
Në Spanjë raportohet se futbollisti 27-vjeccar ka arritur një marrëveshje për të kaluar te mardilenët. Tolisso nuk është në planet e trajnerit Nagelsmann dhe largimi duket i pashmangshëm.
Për lojtarin ka interesim edhe nga disa klube të Premier League, por dëshira e tij e madhe është kalimi te Real Madrid.



