Shorti i vendosi përballë Napolit, Pioli: Do luajmë për gjysmëfinalen, Milani është Milani

Shorti i vendosi përballë Napolit, Pioli: Do luajmë për gjysmëfinalen, Milani është Milani

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për mediat, pas shortit të Champions League, që vendosi skuadrën e tij përballë Napolit.

Pioli deklaroi se rivalët janë më mirë në kampionat, por Champions League është gjë tjetër dhe Milani do të luajë për të kaluar në gjysmëfinale.

E kemi ndjekur shortin ndërsa bënim stërvitje, gjithsesi shorti mbetet short dhe nuk mund të kushtëzosh asgjë. Çdo kundërshtar do të kishte qenë i komplikuar, jemi mes 8 më të mirave në Europë.

Jemi në çerekfinale dhe duam të shkojmë para. Napoli është i fortë dhe po bën më mirë se ne në kampionat. Megjithatë Champions është Champions dhe Milani është Milani. Do të jemi aty me meritë dhe motivim, do të luajmë për të kaluar turin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy