Bylis prezanton katër afrime në fundin e merkatos

Bylis prezanton katër afrime në fundin e merkatos

Klubi i Bylis, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Kategorinë e Parë dhe janë në rrugën e duhur, për ngjitjen në Superiore.

Pavarësisht se ndodhen në krye të renditjes, ballshiotët përsëri kanë afruar lojtarë për tu përforcuar.

Së fundmi, Bylis ka njoftuar afrimin e katër futbollistëve. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Angjelo Toska, mesfushorin Laert Papa, sulmuesin Elvi Berisha dhe mesfushorin Skerdilajd Levendi.

Njoftimi i klubit:

Katër firma te Bylisi!

Futboll klub "Bylis" njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me 4 futbollistë në limitet e merkatos.

Angjelo Toska, mbrojtës krahu i datëlindjes 2001, i cili se fundmi ka qenë pjesë e skuadrës se njohur, Panahaiki ne Superligën 2 te Greqisë.

Laert Papa, mesfushor (winger i djathtë), i datëlindjes 2003, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi nga U-15 deri në U-19. Papa vjen pas eksperiencës si pjesë e klubit të madh grek, AEK i Athinës.

Elvi Berisha, sulmuesi 24-vjeçar që së fundmi ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe më parë ka luajtur edhe me Apoloninë, Laçin, Tiranën dhe Skënderbeun.

Skerdilajd Levendi, 22-vjeçar, mesfushor me tipare sulmuese, që së fundmi ka qenë pjesë e Lushnjës dhe më parë ka veshur fanellat e Apolonisë dhe Egnatias në Superiore!

Iu urojmë mirëseardhjen në familjen tonë të madhe!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy