
Pas Salernitanës, Sassuolo, bëhet skuadra e dytë që bie në Serinë B, në Itali.
Humbja e sotme ndaj Cagliari-t, me rezultatin 2-0 në shtëpi, zyrtarizoi rënien e ekipit nga Emilio Romanga.
Një gol i Prati në minutën e 71 dhe Lapadula në minutën e 91, i siguruan qëndrimin në elitë skuadrës së Cagliari-t.
Te Sassuolo, luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë si mbrojtësi Marash Kumbulla dhe fantazisti, Nedim Bajrami, të cilët në merkaton e verës, pritet të ndryshojnë ekip.



