Biletat për Superkupën e Shqipërisë, revoltohen tifozët e Vllaznisë

Biletat për Superkupën e Shqipërisë, revoltohen tifozët e Vllaznisë

Më 7 dhjetor do të luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

Është vendosur që kjo ndeshje të luhet në kryeqytet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 19:00.

FSHF ka nxjerrë edhe biletat për këtë sfidë, që variojnë nga çmimi më i vogël që është 5 mijë lekë të vjetër në tribunat pas portave dhe deri te më i lartë në sektorin VIP të stadiumit që shkon 50 mijë lekë të vjetër.

Mirëpo, FSHF-ja ka njoftuar tifozët se vendet ku do të shiten biletat janë sportelet në stadiumet “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.

Kjo ka irrituar tifozët shkodranë të Vllaznisë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale. “Vllaznit ultras” nëpërmjet një postimi, bëjnë të ditur se në rast se biletat nuk shiten në Shkodër dhe nuk përcaktohet sektori ku ata do të qëndrojnë, atëherë do të bojkotojnë ndeshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy